Në çdo një muaj në Maqedoni vdesin nga dy punëtorë

Në çdo muaj nga dy punëtorë vdesin në vendet e punës në Republikën e Maqedonisë, nga mos respektimi i standardeve për siguri në vendin e punës.

Lajme

28/04/2018 16:53

Raporti vjetor i Shoqatës maqedonase për siguri dhe shëndet në vendin e punës kanë treguar se në vitin 2017 ka pasur 158 fatkeqësi në vendin e punës, nga të cilat 24 kanë qenë me pasoja të humbjes së jetës.

Në Maqedoni, rastet me pasoja të humbjes së jetës arrijnë 3.22% gjegjësisht në 100 mijë të punësuar, vdesin nga 3 të punësuar.

Rastet e fatkeqësive kanë ndodhur më shumë në Shkup, dhe Kumanovë.

Kurse rastet ku për pasojë kanë humbur jetën më shumë kanë ndodhur në, veprimtaritë e amvisërive si punëdhënës,  veprimtari të amvisërve që prodhojnë, prodhime të ndryshme dhe ndërtimari./tv21.tv