Ndryshim në QKUK – Osman Hajdari lirohet nga detyra, emërohet Mentor Zejnullahu
Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, është liruar nga pozita. Në vend të tij është emëruar Mentor Zejnullahu, i cili më parë ka ushtruar funksionin e drejtorit të administratës në Shërbime të Përbashkëta Administrative në QKUK, raporton lajmi.net Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor dhe…

Lajme
Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, është liruar nga pozita.
Në vend të tij është emëruar Mentor Zejnullahu, i cili më parë ka ushtruar funksionin e drejtorit të administratës në Shërbime të Përbashkëta Administrative në QKUK, raporton lajmi.net
Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), duke sqaruar se Hajdari është liruar për shkak se është njëri nga aplikantët në konkursin për drejtor të Spitalit të Prizrenit.
“Ky vendim është marrë për të siguruar garë transparente ndërmjet kandidatëve,” thuhet në përgjigjen e SHSKUK për Klan Kosovën./Lajmi.net/