Ndryshe nga Osmani, Veliu thotë se VV-ja e kërkoi përfshirjen e ambasadorëve
Dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani e Agim Veliu sërish kanë dhënë deklarata kundërthënëse në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajme
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në një lidhje direkte në emisionin DPT te Fidani tha se ka qenë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosjes që në takimin e nesërm mes dy partive të marrin pjesë edhe ambasadorët e QUINT-it.
“Ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes përfshirja e ambasadorëve”, ka thënë Veliu.
Ndërkaq nënkryetarja tjetër e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë sot për Express se ka qenë kërkesë e përbashkët e VV’së dhe e LDK-së që të marrin pjesë përfaqësuesit e QUINT-it.