Ndodh puthja mes Benita Zenës dhe Toneyt?
Dyshja Benita Zena dhe Toney janë parë shpesh shumë të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Përndryshe, ata kanë treguar një simpati të ndërsjellë, por deri tani janë përpjekur të qëndrojnë paksa indiferent ndaj ndjenjave që duket se lindin mes tyre. Së fundmi, duket se situata ka ndryshuar, pasi qarkullojnë pamje…
ShowBiz
Dyshja Benita Zena dhe Toney janë parë shpesh shumë të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Përndryshe, ata kanë treguar një simpati të ndërsjellë, por deri tani janë përpjekur të qëndrojnë paksa indiferent ndaj ndjenjave që duket se lindin mes tyre.
Së fundmi, duket se situata ka ndryshuar, pasi qarkullojnë pamje që tregojnë puthjen e parë mes tyre.

Edhe pse momenti nuk duket shumë i qartë në pamje, fansat dhe komentuesit e kanë vënë re menjëherë dhe janë nisur të spekulojnë mbi zhvillimet në marrëdhënien e çiftit brenda shtëpisë.
Pavarësisht dyshimeve dhe indiferencës së mëparshme, ky moment duket se shënon një hap të ri në lidhjen mes Benitës dhe Toneyt.
Kjo vjen pasi Toneyt iu kërkua nga familja që të distancohej nga Bia Khalifa.
I njëjti menjëherë pas kësaj u pa në krahët e këngëtares, megjithëse mbetet për t’u parë raporti i tyre në vijim.
View this post on Instagram