Ndodh në NBA, 76ers shënojnë me gjashtë basketbollistë në parket

Askush nuk i tregonte gjyqtarëve.

Sport

18/01/2020 08:46

Philadelphia 76ers përfitoi nga ‘gjumi’ i gjyqtarëve të premten pas mesnate në ndeshjen e tyre në shtëpi me Chicago Bulls, duke shënuar një tre-pikësh nga Furkan Korkmaz ndërsa qendra rezervë e Sixers Kyle O’Quinn doli në parket nga stoli, duke hutuar kundërshtarët dhe duke tejkaluar numrin e lejuar të basketbollistëve në parket.

O’Quinn, i cili nënshkroi me Sixers gjatë pushimit, erdhi nga stoli, derisa trajneri i Chicago Jim Boylen u tërbua me gjyqtarët, transmeton lajmi.net.

Sikur Bulls të mos i mjaftonte përballja me mbrojtjen e guximshme të Philly të udhëhequr nga Ben Simmons, Chicago duhej të shqetësohej për shpërqendrimet anësore nga vetë lojtarët kundërshtarë.

O’Quinn mund të shihet gjithashtu duke hedhur një hap në parket, diçka që është qartë jashtë kufijve të standardeve të NBA-së për të ndërhyrë në lojë.

Në fund, vendasit triumfuan 100:89 ndaj Bulls, por gjithsesi ky moment do të mbahet mend gjatë në histori, veçanërisht për shkak të përgjumjes së zyrtarëve të ndeshjes. /Lajmi.net/