Ndodh edhe kjo, peshkaqeni i bardhë e mbyt balenën 10 metërshe

Shkencëtarët për herë të parë kanë arritur ta fotografojnë peshkaqenin e madh të bardhë, duke mbytur balenën gjigante.

Fun

14/07/2020 18:28

Videoja e kapur nga droni në brigjet e Afrikës së Jugut, shfaqin peshkaqenin katër metra duke ndjekur balenën mbi 11 metra të gjatë, që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Ryan Johnson biolog në marinë që kishte observuar këtë “masakër”, tha se lufta ka zgjatur 50 minuta ku më pas balena u dorëzua dhe ngordhi nga plagët e marra.

Johson shtoi se peshkaqeni i bardhë praktikoi një strategji interesante për ta mbytur balenën, fillimisht i sulmoi arteriet kryesore apo venat në zonat më të ndjeshme – bisht.

Peshkaqeni i madh i bardhë besohet se quhet ndryshe Hellen, dhe ka qenë pjesë e një studimi të Johnson gjatë vitit 2013 të cilin e prezantoi para shumë ekspertëve tjerë të kësaj fushe.

“Peshkaqeni aplikoi një strategji interesante, sikur e dinte se çfarë po bënte. Sulmi ndodhi në zonën më të ndjeshme – në bisht, ku lëkura është më e hollë. Arriti t’ia dëmtoj arterien ku nga gjakderdhja ngordhi”, shtoi ai.