Ndërpritet takimi Kurti-Mustafa, kjo është arsyeja

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kanë vendosur që të pauzojnë gjatë takimit.

Lajme

02/12/2019 15:10

Gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Para më shumë se gjysmë ore ka filluar ky takim, mirëpo dyshja ka ndërprerë takimin, raporton lajmi.net.

Në një prononcim shkurtër për media Kurti ka thënë se nuk kanë asgjë për të thënë pasi takimi vazhdon pas pauzës. /Lajmi.net/