Ndërprerje dymujore e qarkullimit të trenave Shkup-Beograd
Linja ndërkombëtare e trenave Beograd - Shkup dhe anasjelltas, nga nesër deri më 18 qershor nuk do të qarkullojë, njoftoi Hekurudhat e Maqedonisë Transport AD Shkup.
Lajme
17/04/2016 15:57
Ndërprerja dymujore e qarkullimit të trenave do të ndodhë për shkak të punimeve, përkatësisht ndërtimit të një linje hekurudhore në territorin e Serbisë, seksioni Nish-Preshevë, që është në kufi me Maqedoninë./lajmi.net