Ndalohen punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec, shkak shkeljet e sigurisë
Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e punimeve në 12 objekte ndërtimi në Komunën e Rahovecit, pasi gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë. Sipas njoftimit të këtij institucioni, inspektorët kanë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e punimeve në 12 objekte ndërtimi në Komunën e Rahovecit, pasi gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, inspektorët kanë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në kantieret e ndërtimit, transmeton lajmi.net.
Për këtë arsye, punimet në 12 objektet përkatëse janë ndërprerë deri në korrigjimin e shkeljeve të evidentuara dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara me ligj për sigurinë në vendin e punës.
Inspektorati ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synimin e parandalimit të rreziqeve dhe sigurimit të kushteve të përshtatshme për punëtorët./lajmi.net/