Haradinaj për Ligjin e Speciales: Nëse kthehet në Kuvend, duhet të ashpërsohet e jo të zbutet

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar lidhur me mundësinë që presidentja ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar se në rast të kthimit të ligjit në Kuvend, ndryshimet duhet të jenë në drejtim të ashpërsimit juridik të tij dhe jo të zbutjes.…

Lajme

22/10/2026 16:33

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar lidhur me mundësinë që presidentja ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar se në rast të kthimit të ligjit në Kuvend, ndryshimet duhet të jenë në drejtim të ashpërsimit juridik të tij dhe jo të zbutjes.

Ajo ka paralajmëruar se çdo tërheqje në këtë çështje do të përbënte dështim politik, duke e krahasuar me votimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015.

“Nëse Ligji për Dhomat e Specializuara kthehet në Kuvend nga Presidentja, ai duhet të ashpërsohet juridikisht, e jo të zbutet! Zbrapsja do t’i faturohet si dështim kësaj klase politike, po aq sa ishte dështim votimi i GjS në vitin 2015”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/