Kërkohej nga gjykata për vjedhje të pyllit, personi në Han të Elezit paguan 1200 euro dhe lirohet

Një person me inicialet F.C. është arrestuar të enjten në Han të Elezit, pasi kërkohej me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Vjedhje e pyllit”. Arrestimi u bë rreth orës 11:20, ndërsa personi ishte dënuar me 60 ditë burgim. Pas arrestimit, ai e ka shlyer dënimin përmes pagesës prej 1,200 eurosh, në përputhje me mundësinë…

Lajme

22/10/2026 16:24

Një person me inicialet F.C. është arrestuar të enjten në Han të Elezit, pasi kërkohej me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Arrestimi u bë rreth orës 11:20, ndërsa personi ishte dënuar me 60 ditë burgim.

Pas arrestimit, ai e ka shlyer dënimin përmes pagesës prej 1,200 eurosh, në përputhje me mundësinë e paraparë nga gjykata, dhe më pas është liruar.