NBA: Pensionohet Loul Deng

Loul Deng i ka dhënë fund karrierës së tij prej basketbollisti.

Sport

18/10/2019 08:45

Ylli i Britanisë së Madhe i cili pati një karrierë mjaft të pasur në NBA, ka vendosur që të tërhiqet nga basketbolli.

Deng ka nënshkruar fillimisht një kontratë një ditore me Chicago Bulls, në mënyrë që në pension të shkonte si anëtar i Bulls, transmeton lajmi.net.

Deng kalonte 10 vite tek Chicago, para se të shkonte tek Miami Heat, LA Lakers e Minnesota Timberwolves.

Lojtari regjistron edhe 43 paraqitje me kombëtaren e Britanisë së Madhe, madje kishte luajtur edhe në Lojërat Olimpike, Londra 2012.

Në 15 sezone të NBA, Deng regjistron 902 paraqitje, si dhe ishte dy herë i zgjedhur në ‘All – Star’. /Lajmi.net/