Navas, më afër Realit

Keylor Navas është afër transferimit në Real Madrid. Portieri kostarikan nuk është ftuar nga Levante për turneun e Holandës, kështu që ai mund të bëhet madrilen.

Sport

23/07/2014 16:10

Keylor Navas mund të jetë përforcimi i radhës për ekipin e Carlo Ancelottit. Levante, klub i cili e mban kartonin e lojtarit, nuk e ka ftuar atë fare për turneun para-sezonal që po e zhvillon në Holandë, duke i shtuar edhe më tej spekulimet për një transferim të tij në Real Madrid.

Sipas mediave spanjolle, Navas mund të përfundojë në Santiago Bernabeu në orët e ardhshme.

Njëri nga portierët Iker Casillas apo Diego Lopez, me këtë rast, mund të largohet nga kampioni aktual evropian.