Napoli në frymën e fundit siguron fitoren ndaj Udineses

Napoli me shumë vështirësi ka mposhtur Udinesen me rezultat të ngushtë 1 - 2.

Sport

10/01/2021 16:54

“Napolitanët” në fundin e ndeshjes ia dolën t’i arkëtojnë pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Ishte Lorenzo Insgine që doli i saktë nga pika e bardhë për të zhbllokuar rezultatin (15′).

Por, një gabim i Amir Rrahmanit në mbrojtje bëri që Lasagna të përfitoi dhe të barazoi shifrat (27′).

Fitorja e mysafirëve u sigurua nga Bakayoko që shënoi në minutën e 90-të.

Ndërsa, sa i përket Rrahmanit ai u zëvendësua qysh në fillimin e pjesës së dytë.

Me këtë fitore, Napoli ngritët në pozitën e pestë me 31 pikë, derisa Udinese qëndron në vendin e 13-të me 16 sosh./Lajmi.net/