Napoli konfirmon lëndimin e Hysaj
Napoli ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj.
Sport
Hysaj dje pësoi lëndim në humbjen ndaj Atalantas, derisa u zëvendësua në minutën e 42-të, përcjellë lajmi.net.
“Napolitanët” kanë konfirmuar se shqiptari kanë probleme në këmbën e majtë.
“Hysaj iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale të cilët treguan një shpërqendrim të shkallës së parë të muskulit të këmbës së mjaftë. Lojtari ka nisur procesin e rehabilitimit”, shkruhej në komunikatë.
Mediat italiane raportojnë se Hysaj do jetë jashtë fushës së gjelbër për plotë një muaj, por mund të rikthehet për ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë./Lajmi.net/