Napoli fiton garën për Reguilon

Sergio Reguilon është pranë transferimit te Napoli.

Sport

15/08/2020 15:27

Calciomercato raporton se Napoli janë mirë të pozicionuar në garën për mbrojtësin e majtë të Real Madrid, Sergio Reguilon, përcjell lajmi.net.

Lojtari i cili shkëlqeu me paraqitje në huazim te Sevilla, po kërkohet edhe nga Chelsea.

Por janë tani Napoli në bisedime me Real Madridit mbi një transferim potencial të Reguilion për 25 milionë euro.

Kujtojmë se në vitet e fundit, shumë lojtarë nga Real Madrid janë transferuar te Napoli, përfshirë Gonzalo Higuain, Jose Callejon, Raul Albiol./Lajmi.net/