Nacho: Është vetëm fillimi, Espanyol ishte më i organizuar

Real Madrid pësoi humbje në udhëtim te Espanyol me rezultat të ngushtë 2 - 1.

Sport

03/10/2021 18:40

Kjo ishte humbje e parë për “Los Blancos” këtë sezon në La Liga, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, mbrojtësi Nacho Fernandez theksoi se duhet të adaptohen më mirë në mbrojtje.

“Është vetëm fillimi i sezonit, duhet të adaptohemi, sidomos në mbrojtje. Espanyol ishin më të organizuar dhe nuk mundëm t’i lëndojmë”.

“Ditë e vështirë, kur ishim në kohën më të mirë, një gabim nga unë na bëri edhe me të vështirë”.

“Na mungonin lojtarët, por nuk është arsye sepse kemi skuadër të mirë. Duhet të shikojmë gjërat, sidomos mbrojtjen. Mund të pranonim më shumë gola sot”, tha ai.

Ndërkohë, Real Madrid mbetet lider në tabelë me 17 pikë./Lajmi.net/