Muzika na bën më inteligjentë

1:30 | 29 Shtator 2013

Piano

Sipas një hulumtimi të realizuar në Skoci, personat të cilët luajnë në ndonjë instrument muzikor kanë predispozita për t’i zgjidhur problemet jetësore më mirë se të tjerët.

Një ekip hulumtues nga Universiteti St. Andrews në Skoci ka ardhur në përfundim se personat të cilët luajnë në ndonjë instrument muzikor kanë predispozita për t’i zgjidhur problemet jetësore më mirë se të tjerët.

“Studimi ynë tregon se edhe një aktivitet mesatar muzikor i bën mirë funksionimit të trurit”, ka shpjeguar Dr. Ines Jentzsch, udhëheqëse e hulumtimit.

Ajo konsideron se  “aktiviteti muzikor e pasuron jetën tonë në aspektin mental dhe fizik”.

Dr. Jentzsch dhe kolegët e saj kanë përdorur teste të përpiluara enkas për identifikimin e shkallës së vigjilencës mentale të muziktarët profesionalë, muziktarët amatorë dhe jomuziktarët.

Pas analizimit të të dhënave, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se personat që luanin në ndonjë instrument muzikor ishin në gjendje që më shpejtë të reagonin ndaj problemeve dhe t’i zgjidhnin ato me saktësi. Po ashtu, kishin më pak gjasa për të lënguar nga sëmundjet që lidhen me degjenerimin e trurit.

Në një hulumtim me tematikë të ngjashme, realizuar nga Universiteti i Stanfordit në vitin 2007, u dëshmua se truri aktivizon rajone krejtësisht të ndryshme kur dëgjojmë muzikë.

 

Muzikë e shëndoshë, për mendje të shëndoshë:

Paco de Lucia – Entre dos aguas dhe Vanessa Mae – Toccata & Fugue