Mustafi i hapur ta vazhdojë karrierën tek Arsenal – me Artetan ndërrohet situata

Shkodran Mustafi me shumë gjasë mund ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Aresnal.

Sport

21/02/2020 18:50

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare lidhej me një largim të mundshëm nga ‘Emirates’, por pas ardhjes së Mikel Arteta në krye të stolit të Arsenal, situata duket sikur ka ndryshuar.

Mustafi po regjistron disa paraqitje dhe kjo ka bërë që lojtari ta mendojë qëndrimin më të gjatë në Londër.

“Pse jo?” është përgjigjur Mustafi, i pyetur rreth mundësisë për qëndrim më të gjatë në Londër, transmeton lajmi.net. “Unë gjithmonë i marr gjërat shtruar. Ne keshim një ndeshje të enjten, kemi tjetrën ndeshje të rëndësishme në vikend, dhe për aq gjatë sa luaj me një klub, unë gjithmonë jap maksimumin deri në minutën e fundit” ka shtuar mbrojtësi shqiptar.

Mustafi ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e Ligës së Evropës, të cilën Arsenal e fitoi kundër Olympiacos. /Lajmi.net/