Musliu: Gjuha e Kurtit dhe Dejona Aleksander Mihalit ka qëllim provokimin emocional, nuk duhet të biem në këtë kurth

Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur se gjuha e Kurtit, Mihalit dhe krejt VV-së ka për qëllim provokimin emocional. Sipas saj kjo bëhet qëliimshëm në mënyrë që të mos flasim për zhvillim ekonomik e tema të tjera, ku qeveria ka dështuar. “Gjuha e Albin Kurtit, Dejona Aleksander Mihailit dhe VV-se…

Lajme

25/05/2026 13:49

Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur se gjuha e Kurtit, Mihalit dhe krejt VV-së ka për qëllim provokimin emocional.

Sipas saj kjo bëhet qëliimshëm në mënyrë që të mos flasim për zhvillim ekonomik e tema të tjera, ku qeveria ka dështuar.

“Gjuha e Albin Kurtit, Dejona Aleksander Mihailit dhe VV-se ne pergjithesi kundër pjesëtarëve të UÇK-së ka vetëm një qëllim: provokimin emocional dhe largimin e vëmendjes nga dështimet, korrupsioni dhe keqëqeverisja. Kur mungojnë rezultatet, fillojnë sulmet ndaj historisë sonë më të lavdishme. Kur nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve, tentojnë të përçajnë popullin duke prekur plagët dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se nuk duhet të bien në këtë kurth.

“Nuk duhet të lejojmë që debatet e sajuara të na largojnë nga problemet reale me të cilat përballet vendi çdo ditë: varfëria, ikja e të rinjve, stagnimi ekonomik dhe mungesa e perspektivës. UÇK-ja është krenaria jonë kombëtare dhe nuk mund të përdoret si mjet për manipulime politike”, ka shtuar Musliu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: