Hargreaves pas takimit me Haxhiun: Kuvendi i ri ta zgjedh Presidentin, ndërsa tani të ndalet abuzimi i grave politikane në rrjete sociale
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves ka realizuar sot një takim me Ushtruesen e Detyres së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun. Ai ka thënë se me të ka diskutuar për rëndësinë që Kuvendi i ri ta zgjedh Presidentin pas zgjedhjeve. “Sot në mëngjes u takova me ushtruesen e detyrës së Presidentes dhe ushtruesen e…
Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves ka realizuar sot një takim me Ushtruesen e Detyres së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun.
Ai ka thënë se me të ka diskutuar për rëndësinë që Kuvendi i ri ta zgjedh Presidentin pas zgjedhjeve.
“Sot në mëngjes u takova me ushtruesen e detyrës së Presidentes dhe ushtruesen e detyrës së Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Diskutuam rëndësinë që Kuvendi i ri të jetë në gjendje ta zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve, për të shmangur zgjedhje të tjera dhe humbjen e mundësive për Kosovën. Theksova nevojën që partitë politike të bëjnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë”, ka shkruar Hargreaves.
Ai ka thënë se me Haxhiun ka diskutuar edhe për “abuzimin e tmerrshëm” ndaj grave politikane.
“Gjithashtu diskutuam abuzimin e tmerrshëm ndaj grave politikane në rrjetet sociale dhe shpresuam që të gjithë liderët partiakë ta bëjnë të qartë se kjo është e papranueshme”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: