Mushkolaj për zotimin e Abdixhikut: Mos e ka fjalën me i bashku 15 ish-deputetët e LDK’së?
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj postimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili u zotua për bashkimin e të gjithë anëtarëve të partisë. Abdixhiku kishte shkruar se do t’i bashkojë “ata që kanë qëndruar gjithmonë, ata që janë larguar, ata që kanë heshtur dhe ata që ende besojnë”, duke theksuar se “LDK-ja…
Lajme
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj postimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili u zotua për bashkimin e të gjithë anëtarëve të partisë.
Abdixhiku kishte shkruar se do t’i bashkojë “ata që kanë qëndruar gjithmonë, ata që janë larguar, ata që kanë heshtur dhe ata që ende besojnë”, duke theksuar se “LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh”.
Pas këtij postimi, Mushkolaj reagoi me ironi në Facebook.
“Mos e ka fjalën me i bashku 15 ish-deputetët e LDK’së?”, shkroi ai./Lajmi.net/