Muaji i gjatë i Neymarit

Neymar është shprehur i lumtur pas rikthimit në fushë me Barcelonën dhe golit që shënoi kundër Rayo Vallecanos të shtunën. Sulmuesi brazilian realizoi golin e gjashtë të skuadrës së tij që fitoi me rezultat të thellë 6:0. Neymar nuk ishte paraqitur prej një muaj më parë kur lëndoi nyjën e këmbës. Dhe, 22-vjeçari është shprehur…

Sport

16/02/2014 10:26

Neymar është shprehur i lumtur pas rikthimit në fushë me Barcelonën dhe golit që shënoi kundër Rayo Vallecanos të shtunën.

Sulmuesi brazilian realizoi golin e gjashtë të skuadrës së tij që fitoi me rezultat të thellë 6:0. Neymar nuk ishte paraqitur prej një muaj më parë kur lëndoi nyjën e këmbës.

Dhe, 22-vjeçari është shprehur i lumtur me rikuperimin e plotë dhe paraqitjen e tij të parë pas lëndimit.

“Jam shumë i lumtur që isha në gjendje të luaj sërish dhe për faktin se shënova gol”, deklaroi Neymar për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo.

“Ky muaj ka qenë shumë i gjatë, isha tepër i uritur për lojë. Nga paraqitja, do të vlerësoja ekipin me notën 9 nga 10. Ne zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, por gjithmonë mund të përmirësohemi”, përfundoi ai.