“Mu rrotullu bota, Haga nuk e lejoi”, Anita preket kur rrëfen mungesën e Ramushit në lindjen e djalit

Anita Haradinaj, gruaja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, duke folur për përjetimet e familjeve të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe vendimit që do të merret nga Gjykata Speciale, ka treguar rrëfimin e saj kur Ramushi gjykohej në Tribunalin e Hagës. Në emisionin ‘Kosova Today’  ajo ka treguar se si Haradinaj kishte…

ShowBiz

22/05/2026 13:40

Anita Haradinaj, gruaja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, duke folur për përjetimet e familjeve të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe vendimit që do të merret nga Gjykata Speciale, ka treguar rrëfimin e saj kur Ramushi gjykohej në Tribunalin e Hagës.

Në emisionin ‘Kosova Today’  ajo ka treguar se si Haradinaj kishte munguar kur ka lindur djali i tyre, Trimi, si dhe momentin kur e kuptoi se nuk do të vinte.

Prandaj, Anita tha se e kupton se si ndjehen familjet e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

“Kur kam pasë me lind Trimin, shkalla e parë e ka dhënë vendimin me ardhë Ramushi, me marrë pjesë në lindjen e djalit. E kom rezervu biletën, me ardhë Ramushi. Kanë qenë më pak se 12 orë, në orarin kur Ramushi duhej të ishte na avion për me u ardhë në shpi. Ndërkohë shkalla e dytë e ka anulu vendimin dhe Ramushi nuk ka ardhë. Mu ka rrotullu krejt bota, se kur e kujtoj sa keq kam qenë emocionalisht, më vjen me qajtë. Njeriu nem kohën mësohet me menaxhu lotët. E kom kalu vet këtë ekspericë. Më vjen shumë keq. Luani me djalin e Hashimit janë përafërsisht e njëjta moshë. I kam thënë nanës Rukë, se i vjen koha edhe Endritit me u martu e me bë dasëm.” – tha ajo.

Por komentet që bëhen ndaj tyre, ajo tha se janë të papranueshme, sepse askush s’i ka përjetuar dhimbjet e nënave të dëshmorëve që kanë dhënë jetën për liri.

“Ti i ke kalu, i përjeton dhe çohesh e lëndon një nanë ose një djalë të një dëshmori, që e ka dhënë jetën, që ti me pasë komoditetin me komentu. Kush ta jep lirinë? Ku e more lirinë? A të ka dalë një pikë loti për dhimbjen, a vec ulesh dhe folë.”

YouTube player