“Qenke martuar me burrë të martuar”, Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekësit në Instagram
Prezantuesja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu është gjendur në një diskutim të shkurtër me ndjekësit e saj në një postim në rrjete sociale, i cili siç duket kishte marrë disa komente nga publiku. Ajo ka publikuar një fotografi me vajzën Michelle, e cila siç u kuptua është vajza e bashkëshortit të saj nga një lidhje…
ShowBiz
Prezantuesja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu është gjendur në një diskutim të shkurtër me ndjekësit e saj në një postim në rrjete sociale, i cili siç duket kishte marrë disa komente nga publiku.
Ajo ka publikuar një fotografi me vajzën Michelle, e cila siç u kuptua është vajza e bashkëshortit të saj nga një lidhje e mëparshme.
Duke treguar raportin e saj të ngushtë me të, ajo vendosi të ndajë disa fotografi dhe një përshkrim mjaft emocionues:
“Michelle eshte motra e madhe e dy femijeve te mi. Për jetën dhe ëndrrat e tua që do jenë të mëdha dhe të bukura si dritat, gratacelat dhe mundesitë pa kufij te #newyork. E lumtur të ndaj me ty këtë rrugëtim së bashku, Nihau im. Bëji prindërit e tu krenarë dhe neve të gjithëve. Të duam të gjithë”, ka shkruar Vejsiu.

Megjithatë, postimi i saj mori reagime nga të paktën dy ndjekës, të cilët diskutuan dhe spekuluan për marrëdhënien e saj me babain e vajzës.

“D.m.th qeke martuar me nje burrë të martuar ose je futur në mes atij edhe sa mirë e pranon që ka një femijë nga martesa e tij e 1”, ishte komenti i një ndjekësi, ndërsa prezantuesja nuk qëndroi indiferente dhe iu përgjigj: