Digjet një dyqan i pajisjeve elektronike në Viti, intervenojnë zjarrfikësit
Në rrugën “Brigada 173” në komunën e Vitisë ka shpërthyer një zjarr në një dyqan të pajisjeve elektronike dhe teknik e bardh “Mediteran Group”. Tashmë ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes. Deri me tani mësohet se përveç dëmeve materiale persona të lënduar nuk ka.