KUJDES- Mesazhe mashtruese përmes telefonit, mos jepni të dhënat e juaja kinse për gjoba
Në shumë rasteve qytetarëve në telefonat e tyre u vien mesazhe mashtruese. Këto mesazhe në disa raste përfshinin mesazhe sikur posta u ka sjell një pako dhe i duhet të dhënat e juaja. Më pas mesazhe shpërndaheshin kinse nga bankat komerciale në Kosovë. Së fundi një mesazh po qarkullon kinse ju keni bërë shkelje me…
Lajme
Në shumë rasteve qytetarëve në telefonat e tyre u vien mesazhe mashtruese.
Këto mesazhe në disa raste përfshinin mesazhe sikur posta u ka sjell një pako dhe i duhet të dhënat e juaja.
Më pas mesazhe shpërndaheshin kinse nga bankat komerciale në Kosovë.
Së fundi një mesazh po qarkullon kinse ju keni bërë shkelje me veturën e juaj, e kësisoj do të duhet të paguani një gjobë.
Por ky numër është mashtrues njësoj si edhe mesazhi që merrni.
Kësisoj nga policia e Kosovës është bërë thirrje që të keni kujdes dhe të mos përfshini të dhënat e juaja në këto mesazhe.
“-Mos klikoni: Evitoni hapjen ose klikimin e linkave (lidhjeve) të dyshimta që pranoni përmes mesazheve telefonike ose email-eve”./Lajmi.net/

