MPJ e painformuar rreth takimit të Berlinit

Përfaqësues nga Kosova e Serbia mbrëmë kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Berlin.

Lajme

20/06/2019 20:16

Me ndërmjetësim të Gjermanisë, përfaqësues të Kosovës e Serbisë mbrëmë kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Berlin.

Përfaqësues nga Kosova në këtë takim ishte ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi dhe shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi, pjesë e takimit ka qenë edhe Michael O’Riley, ish-avokat i Haradinajt.

Lexo edhe: 

Ekskluzive: Darkë e fshehtë në Berlin për Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se ky takim është mbajtur në zyret e Kancelarisë gjermane dhe aty kanë marrë e pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Serbisë, BE-së, Gjermanisë dhe Francës, mirëpo jo edhe përfaqësues nga SHBA-të.

Ndërkaq, pala serbe është udhëhequr nga Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë.

Burimet e lajmi.net  kanë të konfirmuar se palën kosovare e kanë përfaqësuar dy njerëzit më besnik të kryeministrit Haradinaj, ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi dhe shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Selim Selimi, pjesë e takimit ka qenë edhe Michael O’Riley, ish avokat i Haradinajt.

Pala serbe është udhëhequr nga Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë.

Burimet e lajmi.net po ashtu kanë konfirmuar se, qëllimi i këtij takimi sekret ka qenë diskutimi i draftit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë  me kompetenca ekzekutive apo Asociacioni Plus.

Lexo edhe: 

Del edhe fotografia e përfaqësuesve të Kosovës në takimin e fshehtë të Berlinit

Të njëjtat burime ndërkombëtare dhe vendore e kanë konfirmuar se kryeministri Haradinaj tashmë ka pranuar propozimin e Gjermanisë që Kosova të pranojë themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive si kompromis kryesor për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Mirëpo, Avni Arifi, i cili ishte pjesë e këtij koalicioni, ka thënë për lajmi.net se në këtë takim nuk kanë pasur kompetenca që të flasin për çështje politike.

Arifi ka thënë për lajmi.net, se në këtë takim është folur vetëm për dialogun dhe se nuk kanë biseduar për asnjë temë tjetër.

Në lidhje me këtë takim, nuk ka qenë i informuar as Ekipi Negociator i Kosovës e as Ministria e Punëve të Jashtme.

Lexo edhe: 

Ekipi Negociator nuk kanë qenë të informuar për takimin e fshehtë të Berlinit

Liridon Llapashtica, këshilltar politik i ministrit, Behgjet Pacolli, ka thënë për lajmi.net, se MPJ-ja nuk ka qenë në dijeni në lidhje me këtë takim.

“Ministria e Punëve të Jashtme s’ka asnjë informacion në lidhje me temën që po e trajtoni ju. MPJ nuk ka qenë e informuar në lidhje më këtë takim. Ju lutem drejtojuni Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë shkurt Llapashtica. /Lajmi.net/