Mourinho: Ronaldo tek United, biznis perfekt

Jose Mourinho ka deklaruar se transferimi i Cristiano Ronaldos tek Man Utd është një "biznes i përsosur".

Sport

29/08/2021 11:20

Cristiano Ronaldo do të kryej një pjesë të testeve mjekësore në Lisbonë këtë fundjavë përpara se të kompletojë transferimin në Manchester United me një marrëveshje dy-vjeçare.

Kthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United përfaqëson një “biznes të përsosur”, sipas ish-menaxherit të klubit Jose Mourinho.

Mourinho, i cili punoi me bashkëvendasin e tij gjatë kohës në Real Madrid ka miratuar këtë transferim, i cili do t’i kushtojë Unitedit rreth 15 milionë euro (12.87 milionë funte) plus një shtesë prej 8 milionë eurosh (6.86 milionë funte).

Bosi i Romës tha: “E vetmja gjë që them dhe që mua më duket diçka themelore dhe logjike është se nëse Juventusi është i lumtur, nëse Cristiano është i lumtur dhe nëse Manchester United është i lumtur, ky është biznes perfekt.

“Mendoj se nuk ka nevojë të flas për Cristianon. Nuk ka nevojë të bëni ndonjë koment për dikë që luan, fiton, shënon dhe bën histori për 20 vjet.”

Sulmuesi u largua nga United për në Real Madrid 12 vjet më parë pasi fitoi tre tituj të Premier League, FA Cup, dy kupa të Ligës dhe Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, dhe ai shënoi 118 gola në 292 paraqitje për United mes 2003 dhe 2009.

Në Bernabeu, Ronaldo ngriti katër Kupa Evropiane, fitoi dy tituj në La Liga, dy trofe të Copa del Rey dhe dy kurora të Superkupës Spanjolle, si dhe tre Kupa Botërore të Klubeve të FIFA -s dhe tre Superkupa të UEFA-s gjatë nëntë viteve të tij në klub.

Ai nënshkroi për Juventusin në 2018 për një tarifë prej 105 milion dhe ndihmoi Bianconerët në pesë tituj të mëdhenj, përfshirë dy tituj në Serie A, dhe përfundoi kampanjën 2020/21 si golashënuesi më i mirë i ligës me 29 gola në 33 ndeshje.

Juve ishin të ‘etur’ për të larguar Ronaldon gjatë kësaj merkato në mënyrë që të rimbursonin të ardhurat nga kontrata e tij prej 500,000 në javë, e cila ishte caktuar të skadonte në 2022. /Lajmi.net