Mourinho pëson humbjen e parë te Tottenham, mposhtet nga Man Utd

Jose Mourinho ka shijuar humbjen e parë si trajner i Tottenham Hotspur, duke u mposhtur 2:1 në ‘Old Trafford’ nga Manchester United.

Sport

04/12/2019 22:24

Marcus Rashford në minutën e 6’ me një gol të bukur, i dha epërsinë 1:0 ‘Djajve të Kuq’, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 39’, Dele Alli barazoi rezultatin për Tottenham Hotspur, për të shkuar me barazim 1:1 të dy skuadrat në pushimin e pjesës së parë.

Heroi i Manchester United në këtë derbi doli të jetë Marcus Rashford, që me të filluar pjesa e dytë, shënoi edhe njëherë, tani nga penalltia, për 2:1.

Me këtë fitore Manchester United numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Tottenham me 20 pikë në vendin e tetë./Lajmi.net/