Mourinho: Nuk do të befasohesha nëse ndodh kjo gjë

Jose Mourinho ka thënë se nuk do të ishte befasi për të nëse Ajax ose Tottenham do të triumfonin në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/04/2019 14:06

Këto dy skuadra do të takohen mes vete në gjysmëfinale të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur për të dy skuadrat. Unë gjithmonë them se kur arrin në çerekfinale, ju atje jeni për një arsye”.

“Faza e grupeve, ndonjëherë ju mund të jeni me pak fat, ndonjëherë kundërshtari juaj nuk është i mirë sa duhet, ndonjëherë jeni më fat në 16 më të mirat”.

“Por kur arrin në çerekfinale, me shumë respekt, gjithmonë them se ka një mundësi prej 12.5 për qind për çdo ekip për të fituar”.

“Kur arrini në gjysmëfinale, është edhe më shumë, 25 për qind për secilën skuadër. Nuk do të habitesha nëse Ajax ose Tottenham do të fitojnë Ligën e Kampionëve”./Lajmi.net/