Mourinho kërcënon Cityn
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij nuk do të kërkojë asgjë tjetër përpos tre pikëve në ndeshjen e sotme kundër Manchester Cityt.
Sport
Liderët aktual të Premier Ligës udhëtojnë në Etihad Stadium, për tu ndeshur me kampionët aktual të Manchester Cityt.
“Mua nuk më interesojnë gjërat që kanë ndodhur në sezonin e fundit. Ne besojmë në aftësitë tona dhe duam fitore në këtë takim”.
“Dua të fitoj këtë takim për të marrë tre pikë. Jam i fokusuar totalisht për të marrë tre pikë dhe për Premier Ligën e sezonit 2015. Nuk më intereson sezoni i kaluar”, tha Mourinho.
Skuadra e strategut portugez është duke kaluar në një formë të shkëlqyer në Premier Ligë, pasi ka shënuar katër fitore në katër ndeshjet e para.