Mourinho: Ju duket qesharake, kjo ishte arsyeja e eliminimit të Ajaxit

Jose Mourinho ka analizuar humbjen e Ajaxit nga Tottenham Hotspur.

Sport

09/05/2019 08:22

Jose Mourinho ka një shpjegim për eliminimin e Ajaxit nga Liga e Kampionëve.

Skuadra holandeze ishte në epërsi të përgjithshme prej tre golash ndaj Tottenham Hotspur por u mposht 2:3 në Amsterdam dhe u eliminua në gjysmëfinale.

Mourinho ka përmendur gabimet që sipas tij u kushtuan atyre me humbje. “Secili ekip ka një filozofi por nuk mund të hyni në një betejë sportive pa strategji”, u shpreh Mourinho në rolin e analistit në “BeinSports”, përcjell lajmi.net.

“Mund të tingëllojë qesharake por Ajax në pjesën e dytë luajti sikurse ishte duke u ndeshur me Vitessen në Kampionatin holandez. Kurse, Tottenham luftoi dhe fati ishte me ta duke i shpërblyer në fund”, theksoi ai. /Lajmi.net/