Mourinho gëzohet për Cuadradon

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka pranuar se është i lumtur me transferimin e Juan Cuadrados nga Fiorentina. Ai thotë se ylli kolumbian është menjëherë në dispozicion.

Sport

06/02/2015 18:23

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka pranuar se është i lumtur me transferimin e Juan Cuadrados nga Fiorentina, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli kolumbian iu bashkua gjigantit londinez në marrëveshje me vlerë prej 35 milionë euro.

Dhe, Mourinho i gëzohet ardhjes së tij.

“Jam shumë i lumtur që e kam në dispozicion”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp.

“Me siguri se do të ketë nevojë për pak kohë që të adaptohet në Premierligë, por është menjëherë në mesin e futbollistëve që kam në dispozicion”, u shpreh ai.