Mourinho: Barazimi ishte rezultat i drejtë

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se barazimi me rezultat 0-0 i skuadrës së tij kundër Sunderlandit ishte një rezultati shumë i drejtë.

Sport

29/11/2014 21:27

Chelsea ka barazuar me rezultat 0-0 kundër Sunderlandit, ndërsa Mourinho ka thënë se ky ishte një rezultat mëse i drejtë sa i përket këtij takimi.

“Ishte një rezultat mëse i drejtë, kundër një skuadre e cila u mbrojt shumë mirë”, tha menjëherë pas takimit Jose Mourinho.

“Sunderland meriton lëvdata për performancën e tyre dhe për mënyrën sesi arritën të mos pranonin gol”.

“Skuadra ime ishte e lodhur për të provuar gjithçka në këtë takim, teksa kemi gjetur shumë vështirësi në depërtime brenda zonës”, përfundoi trajneri portugez.

Sidoqoftë, edhe pse këtij barazimi, Chelsea është në majen e tabelës së Premier Ligës me plotë 33 pikë të tubuara.