Motoristët defilues arrijnë afër Hagës, Haradinaj: Bubullima do dëgjohet në çelit e çlirimtarëve

Ish nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Nasim Haradinaj ka publikuar në rrjete sociale një shkrim ku ka thënë se sot në Den Hag Sheveningen “do të jetë një ditë e veçantë dhe e zhurmshme”. Në profilin e tij zyrtarë, Haradinaj kishte treguar se motoristët të cilët u nisën nga Prekazi për…

Lajme

19/10/2025 11:32

Ish nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Nasim Haradinaj ka publikuar në rrjete sociale një shkrim ku ka thënë se sot në Den Hag Sheveningen “do të jetë një ditë e veçantë dhe e zhurmshme”.

Në profilin e tij zyrtarë, Haradinaj kishte treguar se motoristët të cilët u nisën nga Prekazi për në Hagë për të marshuar për drejtësi për ish krerët e UÇK-së, kishin mbërritur.

Haradinaj tutje ka thënë se zhurma e motorëve do të dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve.

“Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë…! Ata po bashkohen e ribashkohen dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e “zhurmshme”… Bubullima e motorëve do dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve tanë dhe përtej…!”, ka thënë Haradinaj.

Para katër ditësh, rreth 150 motoristë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Evropës në kuadër të platformës “Liria ka Emër” kanë nisur marshin drejtë Hagës me motoçikleta me thirrjen e vetme “Drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” të cilët po gjykohen në Hagë./kp