Motoçikleta elektrike e së ardhmes, prodhohet nga ‘BMW’-ja

Para tri vitesh, BMW shfaqi 'Motorrad Vision Next 100', një koncept motoçikletë e lansuar për hirë të 100 vjetorit të markës.

Auto & Tek

26/06/2019 22:46

Një koncept i tillë është rigjallëruar sërish, me Visicon DC Roadster, një studim i cili mëton prodhimin e motoçikletave me energji elektrike, transmeton lajmi.net.

BMW ka zgjedhur të mos e fuqizojë tej mase mjetin në fjalë me super-performanca, pavarësisht se ka rikujtuar se të gjitha motoçikletat do kenë nivel të lartë të rrotullimit të rrotave.

Karakteristika të tjera në lidhje me motoçikletën ‘Mice From Mars’ përfshijnë rrotat me pesë drita errësire të integruara në to.

Krahas kësaj, BMW ofron edhe dy kostume që do sigurojnë mbrojtje maksimale ndaj ngasësit.

Ende nuk është bërë e ditur në lidhje me datën e saktë të prodhimit ose të lansimit të mjetit. /Lajmi.net/