”Mosrespektim, gabim, përbuzje”, gazeta madrilene e irrituar me Gareth Bale

Gazeta spanjolle Marca ka goditur Gareth Bale pasi u paraqit duke u tallur me Real Madrid gjatë festimeve të kualifikimit në Euro 2020 me Uellsin.

Sport

21/11/2019 12:44

Bale festoi me një flamur uellsian që shkruante: ”Uellsi. Golf. Madrid. Në këtë rend’.’

E përditshmja madrilene në ballinën e saj sot pati një kundërpërgjigje për të: ”Mosrespektim. Gabuar. Përbuzës. Në këtë rend”, transmeton lajmi.net.

Zinedine Zidane nuk po planifikon të ndëshkojë Bale për veprimet e tij ndërsa ishte në detyrë në Uells, sipas raportimeve.

Ka pasur sugjerime që Zidane mund të dëshirojë t’i përgjigjet veprimeve të Bale pasi të kthehet në Madrid të enjten.

Por, sipas Marca, nuk ka plane për ta trajtuar 30-vjeçarin ndryshe nga ndonjë lojtar tjetër. /Lajmi.net/