Mosmatja me rivalët: Kryeministri “tuc”, ik nga Hamza e Abdixhiku
Si opozitar, ishte shumë i zëshëm në kërkesën për ballafaqim televiziv. Madje, në vitin 2017, në një intervistë dhënë në Klan Kosova, e kishte vlerësuar dëm mungesën e një përballjeje midis kandidatëve për kryeministër. Por, tani 8 vjet më vonë, Albin Kurti, që po e kërkon edhe një mandat si kryeministër, nuk po iu përgjigjet…
Lajme
Si opozitar, ishte shumë i zëshëm në kërkesën për ballafaqim televiziv.
Madje, në vitin 2017, në një intervistë dhënë në Klan Kosova, e kishte vlerësuar dëm mungesën e një përballjeje midis kandidatëve për kryeministër.
Por, tani 8 vjet më vonë, Albin Kurti, që po e kërkon edhe një mandat si kryeministër, nuk po iu përgjigjet thirrjeve të rivalëve për debat, raporton Klan Kosova.
Për më tepër, edhe intervistat e konferencat për media i kishte shumë të rralla gjatë mandatit 4-vjeçar.
E kundërshtari i tij, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur i gatshëm të ballafaqohet me të.
Kandidati tjetër për kryeministër, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, madje e ka ftuar Kurtin që të zgjedh vendin, mediumin, gazetarin dhe të ballafaqohen në debat.
I gatshëm për ballafaqim është shprehur edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit AAK-NISMA dhe të tjerët.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim për të bojkotuar emisionet kryesore dabatuese në vend, si: “Rubikon” në Klan Kosova, “Pressing” në T7, dhe “Debat Plus” në RTV Dukagjini gjatë gjithë periudhës së fushatës elektorale.
Madje pa asnjë hezitim dhe me krenari, ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u kishte bërë thirrje publike qytetarëve që të mos ndjekin këto tri emisione të mbrëmjes.