Monza shumë afër transferimit të Marit
Skuadra e Monzas është shumë afër transferimit të Pablo Marit nga Arsenali. Lojtari nuk është në planet afatgjata të klubit, me ç’rast Mikel Arteta ia ka hapur derën brazilianit, transmeton lajmi.net. Reparti i qendrës së mbrojtjes tanimë është i “mbipopulluar” te “topçinjtë”, andaj një lirim pozite do të jetë i nevojshëm këtë afat kalimtar. Përfaqësuesit…
Sport
Skuadra e Monzas është shumë afër transferimit të Pablo Marit nga Arsenali.
Lojtari nuk është në planet afatgjata të klubit, me ç’rast Mikel Arteta ia ka hapur derën brazilianit, transmeton lajmi.net.
Reparti i qendrës së mbrojtjes tanimë është i “mbipopulluar” te “topçinjtë”, andaj një lirim pozite do të jetë i nevojshëm këtë afat kalimtar.
Përfaqësuesit e skuadrës italiane, tashmë pjesë e Serie A, janë të interesuar që marrëveshja të kryhet në 48 orët e ardhshme.
Ende nuk dihet për shumën e kësaj lëvizjeje, mirëpo duket se gjithçka është drejt përfundimit. /Lajmi.net/