Montella zbulon përforcimin e madh të Milanit: Ky është futbollisti më i mirë në botë … (FOTO)

Vincenzo Montella ka lavdëruar përforcimin e ri të Milanit, Leonardo Bonucci.

Sport

15/07/2017 13:03

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka vetëm lëvdata për përforcimin e ri, Leonardo Bonucci.

Montella madje ka thënë se Bonucci është futbollisti më i mirë në botë në rolin e tij.

“Bonucci është mbrojtësi më i mirë në botë së bashku me Sergio Ramos”, deklaroi Montella pas ardhjes me ekipin në Kinë, përcjell “lajmi.net”.

“Për mua është një ëndërr që do ta kem mundësinë të punoj me të dhe për këtë arsye e falënderoj Mirabellin dhe Fassonen. Për shiritin e kapitenit do të vendosi në bashkëpunim me klubin, në mendjen time nuk ka kapitenë”, theksoi ai. /Lajmi.net/