Montella: Si është e mundur që Inter e transferoi Shaqirin?
Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella nuk e kupton se si Inter arriti të transferojë Lukas Podolskin dhe Xherdan Shaqirin, deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Sport
Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella ka deklaruar se nuk e kupton se si Inter arriti të transferojë Lukas Podolskin dhe Xherdan Shaqirin, deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të janarit, duke respektuar rregullat e Fair-Playt Financiar.
“Inter është përforcuar me dy blerje të rëndësishme. Do të më pëlqente të kuptoj se si funksionon ky Fair-Play Financiar. Ata dukej se nuk kishin fonde për të shpenzuar në treg ndërsa….”, u shpreh ai.
Por, trajneri i Interit, Roberto Mancini është kundërpërgjigjur duke thënë se Podolski dhe Shaqiri kanë ardhur si huazime në klub.