Monika Kryemadhi bashkohet me Arbër Hajdarin si opinioniste në Big Brother VIP Albania 5

Sezoni i ri i Big Brother VIP Albania 5 sjell një surprizë të veçantë: Monika Kryemadhi do të ndajë rolin e opinionistes me Arbër Hajdarin. Ky i fundit do të vazhdojë të mbajë pozicionin e tij për të pestin edicion me radhë, duke dhënë analizat dhe komentet për ngjarjet brenda shtëpisë, transmeton lajmi.net. Sezoni nis…

ShowBiz

20/12/2025 18:40

Sezoni i ri i Big Brother VIP Albania 5 sjell një surprizë të veçantë: Monika Kryemadhi do të ndajë rolin e opinionistes me Arbër Hajdarin.

Ky i fundit do të vazhdojë të mbajë pozicionin e tij për të pestin edicion me radhë, duke dhënë analizat dhe komentet për ngjarjet brenda shtëpisë, transmeton lajmi.net.

Sezoni nis sot në orën 21:00, me një mbrëmje të gjatë që premton emocione, momente të papritura dhe dramat që e bëjnë këtë reality show ndër më të ndjekurit në Shqipëri.

Moderimi i edicionit vazhdon të jetë nën drejtimin e Ledion Liços, ndërsa dyshja Hajdari-Kryemadhi pritet të sjellë diskutime të gjalla dhe analiza të thella për çdo lëvizje të banorëve.

Big Brother VIP Albania 5 synon të mbajë miliona shqiptarë anë e mbanë botës të “mbërthyer” para ekranit, me një sezon plot tension, humor dhe surpriza./lajmi.net/