Momenti kur ‘Fadil Vokrri’ mori pamje madhështore ndaj Danimarkës…

Derisa lojtarët po dhuronin paraqitje mbresëlënëse në fushë ndaj Danimarkës, tifozët në tribuna u përkujdesën për të krijuar diçka speciale.

Sport

21/03/2019 22:55

Në pjesën e dytë, të gjithë tifozët në ‘Fadil Vokrri’ me telefonat e tyre, i dhanë një pamje të bukur stadiumit, si një falënderim për lojtarët që po i arkëtonin me paraqitje në fushë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës përfundoi barazim 2:2, me mysafirët që golin që i shpëtoi nga humbja e shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Përballja e radhës e Kosovës është më 25 mars, kur në ‘Fadil Vokrri’ pret Bullgarinë për të nisur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian të vitit 2020./Lajmi.net/