Moisiu në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Ata nuk kanë kryer krime, por detyrën më të lartë që njeh historia
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte ndër folësit kryesorë në protestën e mbajtur në Tiranë, ku qytetarë të shumtë kërkuan drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse në një moshë të shtyrë, Moisiu mbajti një fjalim të fuqishëm, duke theksuar se liderët e UÇK-së kanë kryer detyrën më të lartë që njeh…

Lajme
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte ndër folësit kryesorë në protestën e mbajtur në Tiranë, ku qytetarë të shumtë kërkuan drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe pse në një moshë të shtyrë, Moisiu mbajti një fjalim të fuqishëm, duke theksuar se liderët e UÇK-së kanë kryer detyrën më të lartë që njeh historia moderne – çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të saj.
“Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar përballë padrejtësive që po u bëhen bijve më të mirë të Kosovës, çlirimtarëve që luftuan për lirinë e vendit të tyre. Në vitin 2022 isha në Hagë, ku takova personalisht Presidentin Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Aty pashë se këta burra nuk ishin të frikësuar; ishin të qetë dhe të gatshëm për çdo sakrificë. Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore,” – deklaroi Moisiu.