Modric po plaket si ‘verë’, më së shumti ndeshje të zhvilluara këtë sezon
Luka Modric vlerësohet të jetë si një nga lojtarët më kontribut-dhënës te Real Madrid këtë sezon.
Sport
Kroati ka zhvilluar 54 ndeshje me Real Madrid dhe Kroacinë këtë sezon, duke treguar edhe një herë tjetër se sa jetik është për skuadrën e tij, transmeton lajmi.net.
Lista e plotë e lojtarëve të ‘Los Blancos’ që kanë zhvilluar më së shumti ndeshje me klub+kombëtare këtë sezon është si vijon:
– Modric: 54
– Courtois: 52
– Varane: 49
– Asensio, Vinicius: 47
– Kroos, Casemiro: 45
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane është duke luftuar për titullin e La Ligas, ku kanë vetëm dy pikë më pak sesa lideri Atletico Madrid (77)./Lajmi.net/