Modric: Ndihem i lumtur që jam i nominuar për Topin e Artë

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka folur pas nominimit në Topin e Artë.

Sport

10/10/2021 17:37

Kroati arriti që të fitonte një herë Topin e Artë para dy rivalëve të përbetuar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, transmeton lajmi.net.

Tani, Modric është i nominuar sërish dhe thotë se ndihet shumë i lumtur.

“Është bukur që jam i nominuar sërish. Është çmimi individual më i veçantë, nominimi është ndër dhe njohje”.

“Pasi fitova Topin e Artë, është vërtet bukur që jam i nominuar sërish. Është çmim për gjithçka që kam bërë tërë sezonin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, treshja favorite thuhet se janë Jorginho, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski./Lajmi.net/