Mjekët i thonë familjes së babai ka vdekur, ata e gjejnë të gjallë në morg

67 vjeçari Juan Jose Munoz Romero u dërgua dje me urgjencë në një klinikë në Kolumbi me presion të lartë të gjakut dhe pas dy orësh doktorët thanë se pacienti kishte vdekur.

Fun

13/07/2020 22:22

Por familja nuk mund ta shihte trupit prej protokollit të sigurisë së koronavirusit.

Familjarët e tronditur kërkonin me çdo kusht të shinin të dashurin e tyre dhe hynë me forcë në morg, ku çuditërisht e gjetën të gjallë babanë e tyre, raporton TCh.

E bija e Juan kishte hyrë në morgun e spitalit dhe thotë se e gjeti atë zgjuar dhe duke marrë frymë. Ndërkohë doktorët ende përpiqeshin ta bindnin atë se Juan ka vdekur.

Vëllai Martin tha për mediat: “Motra ime nuk e besonte përgjigjen dhe vendosi ta merrte me forcë trupin prej andej, për ta çuar në një klinikë tjetër. Por gjatë kësaj kohe morgu e kishte influencuar babain dhe po vuante nga ishemia”.

Ishemia është kufizimi i furnizimit me gjak të indeve, që sjell mungesë oksigjeni.

Juan është aktualisht gjallë, duke u trajtuar në klinikën La Concepcion.

Autoritetet nuk kanë komentuar mbi ngjarjen dhe familjarët po marrin në konsideratë veprim ligjor kundër klinikës.