Mish qengji në tigan me gjalpë dhe hudhra – Receta e ditës
Sot do të mësoni një recetë të re, shpërblyese në shije dhe e shpejtë në përgatitje.
Lifestyle
Mishi i qengjit është shumë i pasur me vitamina B12 dhe proteina të një cilësie shumë të lartë.
Ai është një burim i jashtëzakonshëm vitaminash dhe mineralesh ku përfshihet hekuri, zinku, kaliumi por edhe acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6.
Vlerat e këtij mishi dhe konsumi i rregullt i tij ndihmojnë në rritjen dhe forcimin e muskujve dhe jo vetëm.
Sot do të mësoni një recetë të re, shpërblyese në shije dhe e shpejtë në përgatitje.
Përbërësit:
8 copa mish qengji
1 lugë çaji kripë të trashë
4 thelbinj hudhër
Treçerek filxhan çaji erëza të freskëta si majdanoz, rigon, mente.
8 lugë gjelle gjalpë pa kripë
Treçerek luge çaji piper të zi.
Përgatitja:
Kriposini copat e mishit një e nga një dhe lërini në temperaturë ambienti për pesë minuta.
Shtypini dhe pritini hudhrat hollë dhe përgatisni erëzat të cilat duhet t’i lini mënjanë për në fund të gatimit.
Vendoseni tiganin e madh dhe të thellë në sobë dhe vendosni gjalpin të shkrihet.
Gjalpi duhet të bulëzojë dhe nuk duhet lejuar të digjet apo të marrë ngjyrë të kafenjtë.
Shtoni më pak copat e mishit dhe skuqini për nga 8-12 minuta në secilën anë ose në varësi të intensitetit të skuqjes që ju pëlqen.
Shtoni hudhrën e grirë hollë dhe piperin e zi dhe lëreni mishin të përthithë aromën karakteristike.
Pas një minute, hiqeni tiganin nga zjarri dhe shtoni erëzat.
Mbylleni kapakun që mishi të aromatizohet plotëisht dhe të ftohet pak e ndërkohë shtroni tryezën e ngrënies.
Kjo pjatë mund të serviret me pilaf për drekë, sallatë, edhe kos sipas dëshirës.
Nëse ju mbetet mish mund ta mbani në frigorifer të paketuar për deri në 3 ditë.
Mishi i qengjit mund të marinohet deri një orë përpara gatimit për më shumë shije. /Lajmi.net/