Ministri turk nga Kosova pasi takon Erdoganin: Së bashku jemi më të fortë
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se ai dhe presidentja Vjosa Osmani, kanë takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Lajme
Damka tha se ata u takuan gjatë Forumit për Diplomaci në Antalia.
“Përveç diplomacisë humanitare, diplomacia inovative vjen në jetë edhe nën udhëheqjen e Turqisë”, shtoi ai.
Damka postimin e tij në Facebook e përmbylli edhe me një thënie turke “Birlikte Güçlüyüz” e që në shqip i bie “Së bashku ne jemi të fortë”./Lajmi.net/